
“Nuk ka fjalë, nuk ka dialogje dhe as aktorë të tjerë. Jam vetëm unë, deti dhe një varkë në breg. Një sfidë e tillë nuk mund të refuzohej”.
Janë këto fjalët me të cilat aktori i madh Robert Redford përshkruan filmin e tij të fundit “All is lost”, me regji të J.C. Chandor, ku interpreton një të mbijetuar.
Aktori mbërriti një ditë më parë në Kanë dhe si zakonisht nuk mungoi interesi i fotografëve për të, duke parë moshën e thyer por edhe sharmin e tij.
“E kam filluar karierën si aktor dhe nuk dua ta humbas këtë mundësi”, tha Redford për mediat, i shoqëruar me shumë duartrokitje nga të pranishmit.
Në vitet e fundit Redford ka qenë i pranishëm në botën e kinemasë, si në rolin e regjisorit ashtu edhe në atë të aktorit.
Një ndër filmat e fundit të tij ishte “The company you keep”, që tregon jetën e një ish-aktivisti që konsiderohet terrorist nga qeveria amerikane.
Top Channel