F1, provat e para të lira në Monako

23/05/2013 00:00

Nico Rosberg (Mercedes) ka qenë piloti më i shpejtë i provave të para të lira të Cmimit të Madh të Monakos. Gjermani ka lënë pas Fernando Alonson (Ferrari) me 87 të mijëtat dhe Romain Grosjean (Lotus) me dy të dhjetat.

Në vend të katërt piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa. Red Bulli e ka marrë me qetësi këtë sesion me Webber në vend të tetë dhe Vettel në vend të dhjetë.

Një paraqitje jo e mirë edhe për Kimi Raikkonen, i cili përfundoi i njëmbëdhjeti me Lotusin e tij, 1.13 sekonda më ngadalë se koha më e mirë.

Top Channel