F1, Alonso, kaskë e veçantë për Monakon

23/05/2013 00:00

Cmimi i Madh i Monakos është një garë e veçantë për shumë arsye. Duke filluar nga fakti që makinat xhirojnë në rrugët e qytetit e duke vazhduar me ambientin fantastik që jetohet në Principatë gjatë fundjavës.

Gara e Montekarlos është nga të preferuarat e të gjithëve dhe në të ka një traditë: disa prej pilotëve garojnë me një kaskë ndryshe nga ajo që përdorin gjatë sezonit dhe pas garës kjo kaskë shitet në ankand. Fitimet shkojnë për bamirësi.

Këtë gjë ka bërë edhe Fernando Alonso. Piloti i Ferrarit ka zbuluar kaskën me të cilën do të garojë në Monako. Ajo ka ngjyrë të artë dhe nxjerr në pah 32 fitoret e tij në Formulën 1.

Top Channel