Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2

22/05/2013 18:40

Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.

Punonjësit e kësaj njësie nuk lejuan që të kryhej ky auditim me pretendimin se nuk ishte njoftuar më parë dhe se grupi i auditimit prej pesë personash po ushtronte presion mbi punonjësit e gjendjes civile.

Ndërkohë që auditi i Ministrisë së Brendshme pretendonte se punonjësit e zyrës së Gjendjes Civile numër dy kishin spostuar emra nga njësitë e tjera bashkiake.

Njësia bashkiake numër dy pretendonte se nuk ishte sjellë një program punë dhe se kontrolli kryhej në mungesë të titullarit.

Edmond Gjoleka, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, tha se janë gjetur 51 emra që i janë marrë njësive të tjera bashkiake me anë të proçedurave elektronike në mënyrë joligjore. Ai shtoi se do të kërkohet proçedimi i punonjësve të zyrës së Gjendjes Civile.

Top Channel