Milan, Seedorf trajner, Maldini drejtues

22/05/2013 14:25

Milani për milanistët. Klubi kuqezi do të ketë sezonin e ardhshëm Clarence Seedorf si trajner dhe Paolo Maldini në një rol të rëndësishëm drejtuesi.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit do të merret kryesisht me merkaton. Maldini la futbollin në vitin 2009 dhe më në fund do të marrë një rol në skuadrën ku ka luajtur më shumë se 20 vite.

Sipas mediave sportive italiane, shumë shpejt do të zyrtarizohet lamtumira e teknikut aktual, Massimiliano Allegri, i cili nuk pëlqehet nga presidenti Silvio Berlusconi. Bashkë me të do të largohet edhe zëvendëstrajneri Mauro Tassotti, i cili do të ndjekë Allegrin tek Roma.

Top Channel