11-shja më e mirë e Bundesligës

22/05/2013 00:00

Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar formacionin më të mirë të Bundesligës të sezonit që sapo ka përfunduar.

11-shja ideale është e përbërë nga Trapp; Lahm, Hummels, Dante, Carvajal; Götze, Diego, Müller, Ribery, Kiessling dhe Lewandowski.

Bayern Munchen ka qenë dominuesi i padiskutueshëm i kampionatit duke grumbulluar 91 pikë, 25 më shumë se vendi i dytë që u arrit nga Borussia Dortmund.

Bayer Leverkusen dhe Schalke 04 do të jenë skuadrat e tjera që do të shoqërojnë dy kryesueset në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Top Channel