Tenis, turneu i San Marinos

21/05/2013 00:20

Për të katërtin vit radhazi, Shqipëria do të marrë pjesë në “Kupën Dejvis”, turneu më prestigjioz i tenisit për ekipet përfaqësuese.

Trajneri i ekipit tonë përfaqësues, Fatos Nallbani, thekson se, për momentin, sportistët tanë shpresojnë vetëm në një përfitim të përvojës në nivel ndërkombëtar.

“Përballjet në këtë kompeticion janë shumë të forta. Marrin pjesë lojtarë me numër shumë të mirë ATP-je dhe, sigurisht, për këta dhe për ne, si një sport në zhvillim, është një eksperiencë shumë e mirë. Edhe këtë vit, qëllimi kryesor është që të lëmë sa më shumë skuadra mbrapa”, tha Fatos Nallbani, trajner i ekipit kombëtar të tenisit.

Në këtë turne, që do të zhvillohet në San Marino, marrin pjesë 13 shtete nga Europa, ndërkohë që Shqipëria do të përfaqësohet me 5 sportistë.

Top Channel