Instituti Europian i Tiranës në bashkëpunim me institucionin e Avokatit
të Popullit kanë sjellë në vëmendjen e autoriteteve situatën e vështirë
në ambientet e paraburgimit gjatë vitit 2012.

Sipas raport-monitorimit te Institutit Europian, ndonese ka disa permiresime ne ambientet e paraburgimit ka ende kushte te veshtira, ku shpesh te paraburgosurit per mungese shtreterish ne dhome flene ne dysheme apo shpesh gjenden insekte te ndryshme ne ambientet e tyre. Ky raport rekomandon edhe mbylljen e disa ambienteve te paraburgimit.

“Kemi sugjeruar edhe mbylljen e disa nga këto institucione, ku nuk ka nivel dhe kushte të mjaftueshme për të siguruar dinjitetin njerëzor. Për shembull në institucionin e Kukësit, e Sarandës, e Beratit, ajrimi, ventilimi, ndriçimi natyror nuk është i mjaftueshëm, hapësira dhe standardet kombëtare, minimumi 4 metër katror për person nuk është siguruar, lagështirë, kushte jo të përshtatshme sanitare”, thotë Marta Onorato, drejtore ekzekutive e Institutit.

Lidhur me transferimin e te burgosurve shqiptare nga burgjet greke per te vuajtur denimin ne Atdhe, Onorato shprehet skeptike, pasi nje prurje e tille do te veshtiresonte edhe me tej situaten ne burgjet shqiptare.

Por ne raport ngrihet me shqetesim mungesa e kujdesit per shendetin mendor te paraburgosurve dhe te burgosurve, pasi per te gjithe sistemin ka vetem tre psikiatër, nderkohe që perllogaritet që 70 për qind e të paraburgosurve dhe të dënuarve vuajnë probleme të shëndetit mendor, që nga me te lehtat deri të më të rëndat.

Top Channel