F1, vetëm një zonë DRS-je në Monako

21/05/2013 15:45

Cmimi i Madh i Monakos në Formula 1 do të kthehet të ketë një zonë ku do të lejohet përdorimi i DRS-së.

Njoftimin e ka dhënë Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).

Zona e përzgjedhur do të jetë pjesa e drejtë ku rreshtohen makinat në nisje. Pilotët mund të aktivizojnë DRS-në në daljen nga kthesa 19 (e fundit).

Në pesë garat e para ka pasur dy zona aktivizimi DRS-je, por ngushtësia e pistës së Montekarlos detyron që të vendoset vetëm një zonë e tillë.

Top Channel