Napoli interesohet për Benitez

20/05/2013 00:00

Napoli kërkon që Rafa Benitez të jetë trajneri që do të zëvendësojë Mazzarrin, i cili bëri të ditur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Romës se do të largohet nga klubi italian pas eksperiencës 4-vjeçare.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, që sot do të nisin bisedimet me teknikun aktual të Chelsea, por që me shumë mundësi do të largohet nga klubi londinez për t’i lënë vendin Jose Mourinho.

Mediat sportive italiane shohin edhe Roberto Di Matteo si një kandidat serioz për pankinën e Napolit, ekipit që përfundoi Serinë A në vendin e dytë.

Top Channel