Hummels: Nuk më intereson Barça

20/05/2013 21:00

Qëndërmbrojtësi i Borusias dhe kombëtares gjermane, Mats Hummels, nuk do t’i bashkohet shokëve të tij të skuadrës Gotze-Lewandoëski, që do të largohen nga klubi finalist i Champions League në fund të sezonit.

”Unë do të vazhdoj tek Dortmundi pavarësisht asaj që do të ndodhë. Do të jem edhe të paktën një sezon. Ju garantoj se finalja nuk do të jetë ndeshja e fundit me skuadrën”, tha të martën Hummels për revistën “Kicker”.

Në këto fjalë, Hummels i jep fund spekulimeve që përflisnin një kalim të tij të mundshëm në radhët e Barcelonës, klubit spanjoll që sheh tek 23-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të kapitenit Puyol.

”Unë nuk kam negociuar me asnjë. Nuk kam pasur asnjë propozim nga Barcelona dhe as me ndonjë klub tjetër. Por, edhe nëse do të kisha pasur, nuk do të më kishin interesuar, pasi jam plotësisht i përkushtuar për Dortmundin, të gjitha të tjerat janë vetëm shpikje”, shtoi Hummelsi.

Nëse oferta në rangun e 25-30 milionë eurove për Hummels do të refuzohet edhe nga nënkampionët e Gjermanisë, atëherë Barça pritet të përqendrohet tek emra si Thiago Silva, David Luiz, Kompany ose Vermaelen.

Top Channel