F1, Massa: Të përmirësohemi në kualifikim

20/05/2013 00:00

Felipe Massa është shumë i kënaqur me ecurinë e deritanishme të tij në botërorin e Formulës 1, por kërkon përmirësimin e Ferrarit në provat zyrtare.

“Duhet të përmirësohemi të shtunave për të luftuar për titujt. Kemi pasur një nisje pozitive dhe kemi rritur nivelin në shumë aspekte. Jemi kompetitivë, por duhet më shumë përmirësim në provat zyrtare”, theksoi braziliani i Ferrarit.

Massa e pret me padurim garën e Montekarlos pasi është pikërisht qyteti ku jeton: “Ky vend është shtëpia ime e dytë dhe më pëlqen shumë cirkuiti pasi je në limite, pranë barrierave dhe nuk ke vend për gabime. Pozicioni i nisjes është shumë i rëndësishëm në Monako.”

“Shpresoj që të jem në gjendje të luftoj për podiumin”, përfundoi Massa.

Top Channel