Champions, italiani Rizzoli për finalen gjermane

20/05/2013 00:00

Italiani Nicola Rizzoli është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, ndeshje që do të luhet në Uembli të Londrës.

41-vjeçari gjykon ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2007. Në vitin 2010 drejtoi finalen e Europa League, ku Atletico Madrid mundi Fulham në Hamburg të Gjermanisë.

Në “Euro 2012” ka gjykuar 3 ndeshje, ndërsa në Champions League ka qenë arbitër kryesor në 26 takime.

Rizzoli do të ketë ndihmës në finale anësorët Renato Faverani dhe Andrea Stefani. Arbitër i katërt do të jetë slloveni Damir Skomina. Arbitrat e portës do të jenë italianët Gianluca Rocchi dhe Paolo Tagliavento.

Top Channel