Borussia, Hummels do të jetë në finale

20/05/2013 00:00

Dëmtimi i Mats Hummels nuk është aq i rëndë sa u duk fillimisht dhe qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund do të jetë me shumë mundësi i pranishëm në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen.

Mjekët e klubit verdhezi kanë diagnostikuar vetëm një zgjatje të ligamentit anësor të gjurit dhe pritet që mbrojtësi i kombëtares gjermane të luajë si titullar në Uembli.

Vetë futbollisti gjerman është shprehur për versionin online të ‘Bild’ se do të zbresë në fushë ditën e shtunë: “Nuk është thyer asgjë dhe nuk është aq keq sa u duk në fillim. Jam i sigurtë që do të jem ndaj Bayern.”

Hummels trembi tifozët e Dortmund në fund të ndeshjes ndaj Hoffenheim pasi doli nga fusha me probleme të dukshme në gju në ndeshjen e fundit të Bundesligës.

Top Channel