Barça feston titullin e 22

20/05/2013 00:00

Barcelona mundi 2-1 Valladolidin dhe ngriti trofeun e 22 kampion në Ligën BBVA.

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, ia ka dedikuar këtë trofe trajnerit Vilanova dhe shokut të tij të skuadrës, Erik Abidal, të cilët u rikthyen gjatë këtij sezoni pasi iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale që i mbajti larg skuadrës për disa muaj.

Ky është trofeu i katërt kampion për skuadrën katalanase gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Top Channel