A. Madrid fiton Kupën e Mbretit

18/05/2013 01:25

Atletico Madrid mundi 2-1 Real Madrid-in, pas kohëve shtesë, në “Santiago Bernabeu”, dhe fiton pas 14 vjetësh trofeun e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Një triumf më se i merituar ky për trajnerin Simeone, i cili merr trofeun e tretë nën drejtimin e skuadrës së Atletico-s.

Reali shënoi i pari me Ronaldon, në minutën e 14, ndërkohë që golat e Atletico-s u shënuan nga Diego Costa, në pjesën e parë, dhe Miranda, në pjesën e parë të shtesës.

Përveç golit të parë dhe minutave të fundit të ndeshjes, skuadra e Mourinho-s u shfaq shumë e vakët dhe e nervozuar në lojën e saj.

Në pjesën e dytë, Mourinho u ndëshkua me të kuq, ndërsa në minutën e 114 është Ronaldo, ai që ndëshkohet nga gjyqtari i ndeshjes, për shkak të një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Gabi-t.

Kjo gjë acaron situatën në fushë dhe në pankinat respektive.

Atletico fiton për të 10-n herë këtë trofe, ndërkohë që përfundon keq aventura e madrilene e Mourinho-s, i cili flitet se sezonin e ardhshëm do të rikthehet në Angli, te skuadra e Chelsea-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA