Italia, tre debutues në kombëtare

17/05/2013 11:50

Trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, prezantoi tre emra të rinj në grumbullimin që do të realizojë në datat 20-21 maj në qendrën stërvitore të “Covercianos”.

Nga kjo listë paraprake do të shpallen edhe të përzgjedhur që do të sfidojë San Marinon, në miqësoren e 31 majit dhe në kualifikuesen e Botërorit me Republikën Çeke, në 7 qershor.

Dy futbollistë të Cagliarit, portieri Agazzi e sulmuesi Sau, si dhe mesfushori i Atalantës, Bonaventura, fituan grumbullimin e tyre të parë pas paraqitjeve të mira që kanë bërë në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtij sezoni.

Ndërkohë, rikthehen në kombëtares Alberto Aquilani, që mungoi në kombëtares që prej miqësores së gushtit 2012 me Anglinë dhe Ogbonna, për herë të fundit me “axurrët” në shtator 2012 ndaj Bullgarisë.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar prej Prandellit

Portierë: Agazzi (Cagliari), Buffon (Juventus), Marchetti (Lazio), Sirigu (Paris St. Germain)

Mbrojtës
: Abate (Milan), Antonelli (Genoa), Astori (Cagliari), Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Chiellini (Juventus), De Sciglio (Milan), Maggio (Napoli), Ogbonna (Torino), Ranocchia (Inter)

Mesfushorë:
Aquilani (Fiorentina), Bonaventura (Atalanta), Candreva (Lazio), Cerci (Torino), De Rossi (Roma), Diamanti (Bologna), Giaccherini (Juventus), Marchisio (Juventus), Montolivo (Milan), Pirlo (Juventus), Poli (Sampdoria)

Sulmues:
Balotelli (Milan), El Shaarawy (Milan), Gilardino (Bologna), Giovinco (Juventus), Osvaldo (Roma), Sau (Cagliari).

Top Channel