F1, Pirelli arsyeton ndryshimin e gomave

17/05/2013 15:15

Paul Hembery, përgjegjësi i gomave Pirelli, shpjegoi edhe një herë tjetër arsyet e vendimit për ndryshimin e gomave duke filluar nga gara e Kanadasë.

“Është një vendim që morëm duke pasur parasysh të gjitha skuderitë që furnizohen nga ne me goma”, theksoi Hembery për ‘Sky Sport News’.

“E dimë që ky vendim nuk i pëlqen të gjithëve, sidomos Lotusit dhe Ferrarit. Por duhet thënë që me këto goma Red Bulli po kryeson kampionatin dhe sërish nuk është i kënaqur. E morëm vendimin duke u bazuar në të dhënat e 11 skuderive dhe duke menduar për shumicën”, shtoi britaniku.

Hembery mohoi se Red Bulli ka bërë presion për goma më rezistente: “Me Christian Horner (shefi i Red Bull) kemi folur vetëm 5 minuta për këtë temë. Dua të qetësoj skuderitë duke thënë se shumë shpejt do të kenë të dhëna të hollësishme për gomat e reja. Mendoj se gomat do të ndikojnë në aerodinamikë dhe ne do u japim skuderive të dhënat në mënyrë që të kenë kohë të punojnë për garën e Kanadasë.”

Top Channel