F1, Ferrari ironizon me Pirelli-n

17/05/2013 15:45

Vendimi i Pirelli-t për të ndryshuar gomat duke filluar që nga gara e Kanadasë nuk është pritur mirë nga Ferrari, skuderia që së bashku me Lotus përshtatej më mirë me brishtësinë e këtyre gomave.

“Kohë të vështira për ata që nuk kanë kujtesë të mirë. Ata që ankohen për gomat harrojnë se dy vite më parë, në Spanjë dhe Turqi, pilotët që hipën në podium kishin realizuar nga 4 ndalesa në bokse”, lexohet në një komunikatë të skuderisë italiane që mendon se Pirelli e ka marrë vendimin nga presioni i Red Bullit.

“Është e çuditshme që ankesat vijnë pikërisht tani dhe jo dy vite më parë”, shton artikulli me titull “Kujtime gomash”.

Pas garës së Spanjës të fituar nga Alonso pati shumë polemika për faktin se shumica e pilotëve bënë 4 ndalesa në bokse, duke e bërë garën të vështirë për tu kuptuar. Drejtuesit e Pirelli vendosën që gomat të jenë më të forta duke nisur nga gara e Kanadasë dhe ky vendim mund të dëmtojë pikërisht Ferrarin më shumë se çdo skuderi tjetër.

Top Channel