Tiranë, pezullohen punimet në rrugë

16/05/2013 20:00

Bashkia e Tiranës ka ndaluar punimet në disa rrugë të kryeqytetit, duke lënë banorët të jetojnë në retë e pluhurit dhe gropat e krijuara.

Për shkak të gropave trafiku është rënduar së tepërmi, çka bën që automjetet të bllokohen e të mos  mund të lëvizin për minuta me radhë.

Në bulevardin Petro Nini Luarasi, pranë Shkollës së Baletit, punimet janë ndërprerë prej më shumë se një muaji. “Nuk punon njeri. Këtu gjithçka është ndërprerë, e kanë mendjen tek fushata zgjedhore”, tregon një udhëtar.

Bashkia premtoi përfundimin e punimeve brenda afatit, por aktualisht aksuh nuk punon. Bulevardi Petro Nini Luarasi është vetëm një nga rrugët, pasi puna është ndalur në shumë rrugë të tjera të kryeqytetit.

Top Channel