PSG, 100 milionë euro për Cristiano Ronaldo

16/05/2013 00:00

Paris Saint Germain po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për Cristiano Ronaldo, të cilin do përpiqet ta blejë nga Real Madrid në merkaton e verës.

Sipas ‘L’Equipe’, sheiku Al Khelaifi do t’i ofrojë plot 18 milionë euro në sezon sulmuesit portugez, ndërsa arkat e klubit madrilen do të mbushen me 100 milionë euro. Klubi francez gjithashtu do të ishte i gatshëm të linte të lirë trajnerin Carlo Ancelotti (kërkohet pikërisht nga “merengues”) vetëm nëse Reali do të negocionte për Cristianon.

Presidenti i gjigandëve spanjollë, Florentino Perez, nuk do që të shesë yllin e ekipit, por problemi qëndron se Cristiano nuk dëshiron të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2015.

Aktualisht CR7 ka një pagë prej 10.5 milionë eurosh në sezon, pagë që do të shkojë në 18 milionë euro nëse transferohet në kryeqytetin francez.

Top Channel