Peshkopi, një stadium për delet

16/05/2013 00:00

Në një fushë të vogël futbolli, çdo pasdite në qytetin e Peshkopisë
zhvillohen kampionate minifutbolli. Ekipe nga të rinjtë e lagjeve të
qytetit dhe fshatrave përreth mblidhen sipas mundësive, herë me uniforma
dhe herë jo dhe zhvillojnë perballje sportive ne nje qytet qe ofron
shume pak per argetimin e te rinjve.

Ne ndryshim nga kjo fushe qe eshte ndertuar nga nje privat, stadiumi i ekipit te Korabit qe ndodhet ngjitur menaxhohet nga bashkia e qytetit. Por ne vend te perdoret per aktivitete sportive, perdoret per te kullotur. Cdo dite qindra koke bageti te imta leshohen brenda ne fushen me bar te pakositur kullosin te qeta keto dele qe jane te vetmet qe mesyjne drejt portave pa portier.

Kjo pamje nuk i vret askujt syte ne kete qytet sepse banoret jane mesuar prej vitesh me kete menyre trajtimi.
Ne kete stadium duket se mirembajtja e vetme eshte ujitja e barit qe kullosin delet. Peshkopia ka nje ekip futbolli te themeluar ne vitin 1921, por keta te rinj pasionin per futbollin i kane detyruar me menyren e keqe te menaxhimit te ketij stadiumi ta ndajne ne te njejten fushe me bagetite.

Top Channel