Chelsea, kampion i Ligës së Europës

16/05/2013 00:15

Chelsea, i Rafael Benitez, shpallet kampion në Europa League.

Skuadra londineze mundi 2-1 Benfica-n, në finalen e zhvilluar në “Amsterdam Arena” të Holandës.

Pas Ligës së Kampionëve, të fituar sezonin e kaluar, Chelsea merr dhe trofeun e Europa League, duke u bërë skuadra e katërt, që fiton tre kupat e kompeticioneve të organizuara nga UEFA.

Skuadra portugeze dominoi pjesën më të madhe të lojës, madje rrezikoi disa herë, por sulmuesit e saj shpërdoruan rastet e krijuara.

Fernando Torres kaloi Chelsea-n në avantazh, në pjesën e dytë, ndërkohë që Cardoso barazoi me 11-metërsh.

Atëherë kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të shkonte drejt shtesave, serbi Ivanovic shokon skuadrën portugeze dhe vulos fitoren e Chelsea-t.

Kjo është humbja e dytë “in-extremis” për Benfica-n, pas humbjes së titullit kampion në Portugali, në fundjavë, kundër Porto-s.

Top Channel