Robben qëndron te Bayern

15/05/2013 00:40

Holandezi i Bayern Munich, Arjen Robben, ka hedhur poshtë thashethemet për kalimin e tij në Premier League, sezonin e ardhshëm.

“Të gjitha këto janë spekulime, – ka deklaruar Robben. – Kam akoma edhe 2
vjet kontratë me Bayern-in dhe besoj se kam akoma për të dhënë te kjo
skuadër”, – ka përfunduar holandezi, i cili ishte një nga lojtarët më të
mirë, të fitores historike të Bayern-it me Barcelona-n.

Top Channel