Ngrihet sonte sipari i Kanës

15/05/2013 00:00

Getsbi i madh çel sot festivalin e përvitshem të filmit në Kanë një
realizim i mbështetur në romanin më të njëjtin emër të Scott Fitzgerald e
që sjell në rolet kryesore yllin e Hollivudit, Leonardo Di Caprio dhe
aktoren britanike Carey Mulligan.

Resorta e famshme e rivieres franceze pergatitet per pushtimin vjetor te me te medhenjve te kinemase boterore. Sipari i festivalit dyjavor ngrihet ne mbremje, me qindra filma qe do te projektohen ne ekran ndersa per Palmen e Arte konkurrojne 20. Adhuruesit e kinemase kane nisur qe tani te mblidhen me shpresen te shohin nga afer yjet e preferuar.

Posteri i edicionit të 66-të eshte nje homazh për aktorin e famshëm Paul Neëman. Fotoja e realizuar në vitin 1963 gjatë xhirimeve të filmit “A new kind of love” e tregon ate se bashku me Joanne Woodward. Se bashku qendruan te martuar per 50 vjet, duke u kthyer ne njerin prej çifteve më jetegjate te Hollivudit. Jurine e festivalit e drejton kete vit regjisori i njohur amerikan Steven Spielberg, qe do te kete ne krah te tij edhe figura si Nicole Kidman apo aktori fitues i cmimit OSCAR, Christoph Waltz.

Kana konsiderohet trampoline e rendesishem per lansimin e nje filmi, por mund te shnderrohet ne varreze kinematografike per ato krijime qe nuk i bejne asnje pershtypje kritikes dhe gazetareve. Ky mbetet sidoqofte nje prej eventeve me te rendesishem te kalendarit te festivaleve te filmit, ku te gjitha lojtaret e medhenj presin me padurim te marrin pjese.

Top Channel