Lamtumirë Mancini

15/05/2013 00:30

Humbja ndaj Wigan-it, në kupën e Anglisë, i ka sosur durimin drejtuesve të Manchester City-t, të cilët kanë shkarkuar nga puna trajnerin Roberto Mancini.

Nën drejtimin e italianit, skuadra e City-t ka marrë vetëm 1 titull
kampion, ndërkohë që këtë sezon nuk arriti të kualifikohej përtej fazës
së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sheikët arab kanë filluar menjëherë
nga puna, për të gjetur pasardhësin e Mancinit. Sipas mediave britanike,
trajneri i Malaga-s, Mauricio Pellegrini, do të jetë zgjedhja e parë e
tyre.

Top Channel