
Filmi i Quentin Tarantino, “Django Unchained” është rikthyer në kinematë
kineze, një muaj pasi u tërhoq për “arsye teknike”, siç thanë
autoritetet lokale.
Një menaxher i një kinemaje në Pekin deklaroi: “Versioni i ri është vetëm 1 minutë më i shkurtër se i mëparshmi”. Ai spekuloi se skenat erotike mund të jenë prerë.
Anulimi i shfaqjes së filmit në muajin prill çoi në spekulimet se nuk ishte në përputhje me rregullat e çensurës kineze, të kërkuara nga autoritetet kulturore.
Në “Django Unchained” interpreton Leonardo di Caprio në rolin e një skllavopronari dhe Jamie Fox në atë të një skllavi të liruar dhe që stërvitet për t’u hakmarrë ndaj ish-padronëve të tij.
Kompania “Sony Pictures” deklaroi se Tarantino kishte rënë dakord për të bërë disa ndryshime të lehta për të reduktuar dhunën, që u bë dhe shkas për ndalimin e transmetimit të tij në Kinë muajin e kaluar.
“Nxirja e gjakut me një ngjyrë më të errët dhe ulja e skenave të dhunës ishin disa nga ndryshimet që ju bënë filmit”, deklaroi drejtori i “Sony Pictures”, Zhang Miao.
Top Channel