Bajerni mohon interesimin për Rooney

15/05/2013 18:40

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Matthias Sammer, mohoi kategorikisht ekzistencën e ndonjë interesi nga ana e klubit të tij, për blerjen e yllit të Manchester United, Wayne Rooney, në merkaton e verës.

Pas shpalljes së vendimit për t’u larguar nga ana e Sir Alex Ferguson, sulmuesi i kombëtares angleze befasoi United duke kërkuar largimin e tij në një skuadër tjetër dhe Bajerni, së bashku me Chelsean duket se janë shndërruar në pretendentët kryesorë.

Megjithatë, në një intervistë për “Goal.com”, Sammer theksoi se Rooney për momentin nuk është një objektiv dhe se në axhendën e kampionëve të Gjermanisë e finalistëve të Champions, figurojnë futbollistë të tjerë.

”Nuk kemi asnjë kontakt me Rooney dhe mund t’iu konfirmoj se ai nuk është në axhendën tonë. Nuk e di nëse e ardhmja e tij do të jetë Bundesliga. Mund të themi që kemi një respekt të madh për një futbollist të madh si Ëayne, por nuk kemi pasur dhe nuk planifikojmë të kemi asnjë kontakt me të”, vendosi pikat mbi i, drejtori sportiv i bavarezëve.

Top Channel