Në Prishtinë nisi punimet dy ditore Konferenca e Donatorëve për
Energjinë e Qendrueshme. Qëllimi i saj është sigurimi i mjeteve
financiare për projekte të ndryshme energjetike me theks te veçantë
mbështetja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe energjia
eficente.

Konferenca është organizuar nga Banka Botërore, por po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Komisioni Europian, Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, Departamenti Amerikan i Shtetit, ekspertë dhe investitore potencialë dhe natyrisht përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës.

Në pjesën e parë të konferencës përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare theksuan se qymyri është burimi kryesor i energjisë në Kosovë por për të plotësuar direktivat e Bashkimit Europian Kosova ka nevojë për projekte energjetike që prodhojnë energji të ripërtëritshme. Kështu drejtoresha e Bankës Botërore për Europën Juglindore Ellen Goldstein paralajmëroi një ndihmë financniare prej 32.5 milionë euro në projektet e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme për Kosovën. Ndërsa sipas saj vec janë aprovuar 4.2 milionë euro për një projekt i cili ka për qëllim pastrimin e hirit të termocentralit Kosova A.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ana tjetër premtuan një donacion prej 15 milionë euro për pesë vitet e ardhshme. Në pjesën e parë të Konferencës u theksua nevoja për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe mbyllja e termocentralit Kosova A deri në vitin 2017.

Top Channel