F1, rekordi i Kimi Raikkonen

14/05/2013 15:40

Urtë e butë, Kimi Raikkonen arriti një rekord ditën e dielë kur përfundoi garën e Barcelonës në vendin e dytë. Finlandezi i Lotus barazoi Nick Heidfeld me 22 gara radhazi në zonën e pikëve dhe me formën që po tregon duket se këtë rekord do e thyejë në garën e Monakosë pas 2 javësh.

Raikkonen ka treguar deri në këtë pikë të sezonit se arrin të ruajë gomat e brishta Pirelli si askush tjetër dhe po të mos ishte për ritmin e shfrenuar të Alonsos, finlandezi do kishte fituar me siguri Cmimin e Madh të Spanjës.

“Gjithmonë dua të fitoj dhe zhgënjehem kur përfundoj i dyti, por ndonjëherë duhet të kënaqesh me atë që arrin. Nuk më intereson nëse specialistët nuk na shohin si pretendentë për tituj”, deklaroi “Njeriu i Akullt” pas garës.

“Patëm një strategji me 3 ndalesa që ishte shumë e përshtatshme, por nuk meritonim vendin e parë, kështu që kënaqemi me të dytin”, shtoi Raikkonen, i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, 4 pikë pas Sebastian Vettel (Red Bull).

Top Channel