F1, Pirelli do të modifikojë gomat

14/05/2013 15:20

Pas Cmimit të Madh të Spanjës, ku shumica e skuderive u detyruan të bënin 4 ndalesa në bokse për ndërrim gomash, drejtuesit e Pirelli kanë vendosur që të forcojnë gomat në mënyrë që të mos ketë më shumë se 3 pit-stop-e për garë.

“Objektivi është që makinat të hyjnë 2-3 herë në bokse sepse 4 ndalesa janë shumë. Do të bëjmë disa ndryshime që do të jenë gati për garën e Silverstonit”, thekson Paul Hembery, drejtori i Pirelli-t.

Në Barcelonë konsumi i gomave ishte më i madh seç pritej
. Fituesi i garës, Fernando Alonso, hyri 4 herë në bokse, ndërsa Kimi Raikkonen 3 herë. Ndalesa e parë e ferraristit u krye në xhiron e nëntë, e dyta në xhiron e 21, e treta në xhiron e 36 dhe e katërta në xhiron e 49.

Gjithsej, në këtë garë u kryen 77 pit-stop-e, një shifër tepër e lartë për një garë normale të Formulës 1 dhe për këtë arsye gomat do të jenë më rezistente duke filluar nga gara e Kanadasë, më 9 qershor.

Top Channel