Derbi i Turqisë, Drogba i përgjigjet racizmit

14/05/2013 19:00

Didier Drogba iu kundërpërgjigj racizmit që vuajti në derbin e Stambollit, kur fansat e Fenerbahçes i adresuan kore përbuzëse në fitoren e tyre 2-1 ndaj Gallatasarajit, gjate derbit te zhvilluar te dielen.

Ish-sulmuesi i Chelsea, së bashku me bashkëkombasin e tij bregofildishtas Emmanuel Eboue, u vendosën në qendër të thirrjeve qe imitonin britmat e majmunit dhe të hedhjes së bananeve në fushë, gjatë të gjithë 90-minutëshit.

Ndonëse fitorja e Fenerbahçes nuk ndryshoi asgjë në renditjen e kampionatit, me Gallatasarajin që ka siguruar titullin në avancë, Drogba nuk mundi të toleronte këtë përbuzje.


Tifoze te Fenerbahces shprehin racizmin e tyre ndaj Drogbase

Në faqen e klubit të tij në “Facebook”, Drogba shkroi: “Ju më quani majmun, por ishit ju ata që qatë kur Chelsea mundi Fenerbahçen në Champions në vitin 2008. Ju më quani majmun, por ishit ju ata që kërcyet përpara televizorëve kur shënova golin e fitores në Champions League një vit më parë”.

”Ju më quani majmun, por u tërbuat kur fitova titullin kampion me Gallatasarajin”, vazhdoi komentin Drogba. “Por, më e keqja është se ndonëse më quani majmun, kërcyet nga gëzimi kur “vëllai im majmun” shënoi dy gola për skuadrën tuaj gjatë derbit (golat u realizuan nga një sulmues me ngjyrë, Pierre Webo). Dhe ju e quani veten tifozë? Lexoni të gjithë komentet e tifozëve të Gallatasarajit dhe mësoni”.


Top Channel