Aksidenti në Suzuka, rëndë piloti i Ferrarit

14/05/2013 19:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur në pistën japoneze të Suzukës në garën që në sportin e automobilizmit njihet si “Dita e Garave Ferrari”.  

Piloti japonez Shigeru Teraxhima, i cili po drejtonte një “Ferrari 458”, një makinë sportive për gara dhe rrugë standarte, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me barrierat e sigurisë së pistës.

Përveç vetes, Teraxhima ka plagosur edhe një punonjës të pistës.

Të dy janë dërguar në spital me dëmtime shumë të rënda, por fatmirësisht janë jashtë rrezikur për jetën.  

Pas këtij, aksidenti gara e Suzukës u ndërpre ndërkohë që drejtuesit e saj vendosën të zhvillohet në një datë tjetër.

Top Channel