Swift, shpërthyese në skenë

13/05/2013 18:50

E bërë e famshme në botën e muzikës si një “vajzë e mirë”, një prej zërave më të njohur të muzikës country, Taylor Swift, tregoi në koncertin e saj të fundit se pavarësisht reputacionit të saj, është në gjendje që ta ndezë skenën sa herë që të dëshirojë.

Në një spektakël të mbajtur në kryeqytetin amerikan, në Uashington, 23-vjeçarja u shfaq ekstravagante, me disa veshje joshëse dhe lëvizje shpërthyese, që entuzasmuan dhjetëra mijëra fansa të pranishëm.

Në këtë spektakël, pjesë e një turi të gjatë të Sëift në SHBA, ranë në sy disa elemente të rinj, midis të cilëve rrëshqitjet në skenë e disa lëvizje të paprovuara më parë.

E shoqëruar nga një trupë meshkujsh, e reja u përfshi në disa kërcime sensuale me trupën e saj të balerinëve, ndërsa luajti vetë në piano disa prej pjesëve më të spikatura të këngëve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA