Klopp: Pres një finale të barabartë

13/05/2013 00:00

Jurgen Klopp pret një finale Champions-i të barabartë mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen më 25 maj në Uembli. Trajneri i verdhezinjve është i bindur se të dyja skuadrat janë në të njëjtin nivel edhe pse bavarezët kanë një diferencë prej 22 pikësh nga Borussia në Bundesligë.

“E dimë shumë mirë se sa të fortë janë. Shkatërruan Juven 4-0 dhe Barcelonën 7-0, por nuk mund ta përsërisin këtë gjë me ne. Është e pamundur”, theksoi Klopp për revistën ‘Kicker’.

Tekniku i momentit në futbollin europian deklaroi se “Borussia kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve për faktin e thjeshtë që është një trofe i rëndësishëm dhe jo për t’i prishur sezonin Bayern-it. Nuk kemi nevojë për motivacione negative.”

Klopp garantoi gjithashtu se në finalen e madhe nuk do të shihen skena të ngjashme me ato të sfidës së fundit mes tyre në kampionatin gjerman, ku pati një debat të ashpër me drejtorin sportiv të Bayern, Mathias Sammer.

“Pas finales duhet të flitet vetëm për futboll dhe jo për marrëdhënien time me Sammer”, nënvizoi Klopp.

Top Channel