Gattuso shkarkohet si trajner, mbetet lojtar

13/05/2013 19:50

Ish-mesfushori i Milanit, Ivan Gennaro Gattuso, nuk do të kryejë më detyrën e një futbollisti-trajner në klubin e Sionit.

Pas dy fitoresh, katër barazimesh dhe katër humbjesh në 10 ndeshjet e fundit, drejtuesit e klubit gjykuan se 35-vjeçari nuk mund të vazhdonte të drejtonte më skuadrën, duke vendosur që shkarkonin nga detyra e trajnerit.

Aktualisht, Sioni është i gjashti në kampionat, por ishte eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës së Zvicrës, pas një ndeshje të dobët përballë Bazelit, ai që “mbushi kupën” për trajnerin.

I irrituar për nivelin e krijuar, presidenti dënoi gjithashtu gjashtë futbollistë, duke i pezulluar përkohësisht e duke i zëvëndësuar me elementë nga skuadrat e moshave.

Top Channel