Filmi ‘Liberace’, Douglas shpjegon puthjen me Damon
13/05/2013 00:00
Michael Douglas është puthur me Matt Damon në filmin e tij më të fundit ku interpreton një homoseksual dhe aktori veteran u shpreh se ishte e çuditshme të puthej me një mashkull, por mësoheshe pas herës së parë.
68-vjeçari tha për ‘New York Magazine’: “Puthja e parë është me siklet, por pastaj mësohesh.”
Douglas luan rolin e Liberace, një pianist dhe këngëtar i famshëm homoseksual, ndërsa Damon interpreton të dashurin e tij, Scott Thorson.
“Në këtë film unë isha femra! Tualeti dhe rregullimi i flokëve më shkonin rreth 3 orë dhe ishte hera e parë në karrierë që vonohesha kaq shumë për xhirimin e një skene”, deklaroi bashkëshorti i Catherine Zeta Jones.
Top Channel