Amy Winehouse siç nuk e njohëm kurrë

13/05/2013 17:25

E ndarë nga jeta në vitin 2011, për shkak të një mbidoze alkooli, Amy Winehouse mbahet mend si një prej këngëtareve më të talentuara të brezit të saj, por edhe si një prej atyre “yjeve” me një jetë të turbullut e të mbushur me probleme.

E bërë e njohur për problemet e saj me substancat narkotike, drogën dhe depresionin, 27-vjeçarja konsiderohet shpesh si një “talent i shkuar dëm”.

E megjithatë, një ekspozitë dedikuar asaj, do të hapet në Londër me qëllimin që të tregojë një anë krejtësisht të panjohur të këngëtares me origjinë hebrehe.

Autorërt e kësaj ekspozite, familjarë të Winehouse, do të tregojnë për publikun anën e qetë të saj, të talentuar dhe atë botë të brendshme, që e bëri të konsiderohej nga familjarët si “vajza perfekte”, pavarësisht problemeve të shumta që shoqëruan jetën e saj, të ndërprerë tragjikisht në mes.

Keto jane vetem disa prej fotove, pjese e ekspozites, publikuar me pare nga familjaret ne shtypin britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA