Java europiane në Tiranë është shënuar nga një koncert pianistik i dy artistëve të vegjël, Ami dhe Johan Muka, të cilët luajtën disa prej kryeveprave të repertorit botëror, të kompozitorëve Bethoven, Bah, Moxart apo Shopen e Harapi.
Koncerti “Tingujt e paqes”, i mbajtur në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, përcolli sa pasionin e dy pianistëve të vegjël, edhe mesazhe paqeje për të gjithë.
Përveç kësaj, ky koncert ishte menduar si një dedikim për bashkëmoshatarët dhe gjithë familjet e ushtarakëve, që janë të inkuadruar me misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Pianistët e vegjël, Ami dhe Johan Muka, janë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” dhe ky koncert, tejet i rëndësishëm për ta, u mbajt nën drejtimin e përkujdesin e pedagoges së tyre të pianos, Vjollca Stamo.
Top Channel