Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në Kinën Jug-lindore i kushtoi jetën të paktën 27 minatorëve, raportuan të dielën mediave vendase.
Shpërthimi ndodhi në minierën e qymyrit Taozigu, pranë qytetit të Luzhusë, përcaktoi Agjensia e Lajmeve “Xinhua”.
Më shumë se 100 minatorë ndodheshin nëntokë kur ndodhi aksidenti, në orët e para të mëngjesit, sipas orës shqiptare.
Deri tani, bilanci zyrtar flet për 27 të vdekur, 16 të plagosur dhe 81 të shpëtuar.
Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës në minierat kineze në 24 orët e fundit, pasi ditën e shtunë, 12 minatorë u vranë nga një shpërthim gazi në minierën e Dashanit, krahina e Guizhusë.
Një prej vendeve me sigurinë më të ulët në punë, Kina është e njohur për aksidentet e shpeshta në miniera dhe në vitin 2012, mbi 1 300 minatorë humbën jetën gjatë punës.
Top Channel