F1, Alonso fiton “garën e shtëpisë”

12/05/2013 16:00

Fernando Alonso arriti fitoren e dytë të sezonit dhe ngushtoi ndjeshëm diferencën me kryesuesin Vettel, duke fituar garën e shtëpisë në Barcelonë pas një dominimi të qartë.

Spanjolli, i nisur i pesti, rikuperoi dy vende në nisje dhe u vendos shpejt në kryesim, pasi me ritmin e vendosur rezultoi i papërmbajtshëm për Vettel dhe Rosberg.

Një garë të shkëlqyer bëri edhe finlandezi Raikkonen, që duke zgjedhur edhe një herë më shumë taktikën e një ndalese më pak, renditet i dyti dhe kandidohet qartësisht për titullin kampion në këtë sezon.

Në “hije” gara e dy makinave Red Bull, me Vettel dhe Webber të mbetur pas Massës, në vendin e katërt dhe të pestë.

Një zhgënjim më vete, Barcelona mund të konsiderohet për dy pilotët Mercedes, që ndonëse të nisur në dy vendet e para, bien shumë pas, me Rosbergun që arriti të ishte vetëm i gjashti dhe Hamilton jashtë zonës së pikëve.

Rezultatet tepër të dobëta vazhdojnë edhe për McLaren, sërisht në nivelet e mesit të tabelës të shfaqur që prej fillimit të këtij sezoni, me Button e Perez që fitojnë së bashku vetëm pesë pikë.

Formula 1 rikthehet pas dy javesh, si gjithmone ne ekranin e “Top-Channel” me Çmimin e Madh te Monakosë.

Renditja e Çmimit të Madh të Barcelonës

1    F. Alonso          Ferrari    
2    K. Räikkönen    Lotus          + 9,3 sekonda
3    F. Massa           Ferrari         + 26,0
4    S. Vettel           Red Bull      + 38,2
5    M. Webber        Red Bull      + 47,9
6    N. Rosberg       Mercedes GP + 68,0
7    P. di Resta       Force India   + 68,9
8    J. Button          McLaren       + 79,5
9    S. Perez           McLaren        + 81,7
10    D. Ricciardo    Toro Rosso    + 1 xhiro
11    E. Gutierrez    Sauber          + 1 xhiro
12    L. Hamilton    Mercedes GP  + 1 xhiro
13    A. Sutil          Force India    + 1 xhiro
14    P. Maldonado Williams        + 1 xhiro
15    N. Hülkenberg Sauber         + 1 xhiro
16    V. Bottas        Williams        + 1 xhiro
17    C. Pic            Caterham     + 1 xhiro
18    J. Bianchi       Marussia       + 2 xhiro
19    M. Chilton      Marussia       + 2 xhiro
       R. Grosjean    Lotus           i terhequr
       Der Garde      Caterham     i terhequr
       J. Vergne       Toro Rosso   i terhequr

Renditja e pilotëve pas pesë garave të para të sezonit

1. S. Vettel           89 pikë
2. K. Räikkönen    85
3. F. Alonso           72
4. L. Hamilton        50
5. F. Massa            45
6. Webber             42
7. P. Di Resta        26
7. R. Grosjean       26
9. N. Rosberg        22
10. J. Button         17
11. S. Perez          12
12. D. Ricciardo      7
13. A. Sutil             6
14. N. Hülkenberg   5
15. J. Vergne          1

Renditja e konstruktorëve pas pesë garave të para të sezonit

1. Red Bull           131
2. Ferrari             117
3. Lotus              111
4. Mercedes          72
5. Force India       32
6. McLaren           29
7. Toro Rosso        8
8. Sauber              5

Top Channel