Siria, a u shkel vija e kuqe?

11/05/2013 00:00

Nuk ka përgjigje të lehta për Sirinë tha disa ditë më parë presidenti
amerikan Barak Obama, duke mbrojtur në këtë mënyrë qasjen e tij të
kujdesshme ndaj çështjes therëse të armëve kimike dhe deklaratave të
mëhershme për ndërhyrjen e ëashingtonit ne rast se shkelet vija e
famshme e kuqe nga qeveria siriane.

Por per disa eksperte, kjo ishte nje verejtje e pakujdesshme. ‘Politikanet e kane te veshtire t’i pranojne gabimet’, thote drejtori i Institutit të Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Mesme, Majkell Sing, “por kjo deklaratë sigurisht që ishte një gabim”.

Se pari sepse flitet per një vijë të kuqe, kapërcimi i së cilës mund të konfirmohet me vështirësi dhe së dyti që të stepesh përpara pasojave kur ka të dhëna se kjo vijë është kaluar, hedh një dritë të keqe tek presidenti dhe administrata e tij. krijohet ideja e nje pavendosmerie te thelle, thote Singh.

Duket sikur nuk ka nje strategji te mirefillte per çeshtjen. I trazuar disi nga ideja se per dy vjet rresht mund te jete gabuar per njeren prej krizave me te ndjeshme te presidences se tij, Obama e ka vene Shtepine e Bardhe te perserise paralajmerimet e vjetra per kujdes, megjithate dicka po luhet, thone vezhguesit.

Prentendimet per perdorim te gazit sarin dhe sulmet izraelite ne siri jane dy çeshtje qe kane pushtuar vemendjen e perendimit. Edhe pse si filozofi dhe temperament Obama eshte kunder nderhyrjes, ne nje moment do t’i duhet te marre vendim. konferenca nderkombetare per Sirine mund te tregoje ndoshta nje rrugedalje, por aktualisht ende nuk eshte qartesuar se kush do te marre pjese ne nismen e perbashket amerikano-ruse, e cili do te jete objektivi i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA