Radamel Falcao tek Monaco

11/05/2013 13:40

Radamel Falcao do të luajë tek Monaco në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i Atletico Madrid, një nga më të mirët në qarkullim, ka arritur në një marrëveshje me klubin francez, por ka shtuar në kontratë një klauzolë lirimi nëse Real Madrid do të ishte gati ta blinte.

Sipas ‘AS’, lojtari kolumbian do të përdorë Monacon si një trampolinë për transferimin e tij tek madrilenët dhe bie në sy që kjo klauzolë mund të zbatohet që në muajin janar. Pra, Falcao do të luajë tek skuadra që aktualisht militon në kategorinë e dytë franceze vetëm 6 muaj.

Në këtë mënyrë, pritet që “Tigri” të nisë sezonin në Francë dhe ta përfundojë sërish në Spanjë, tek rivalët e përjetshëm të Atleticos.

Mendohet se pronari multimiliarder i Monaco, Dimitry Ribolovlev, do të paguajë për futbollistin kolumbian plot 55 milionë euro.

Top Channel