Inter, takim Moratti-Stramaccioni

11/05/2013 11:30

Një takim prej një ore për të programuar fundin e sezonit dhe të ardhmen e Interit. Në selinë e klubit zikaltër, Massimo Moratti është takuar me trajnerin Andrea Stramaccioni për të analizuar situatën kritike ku ndodhet ekipi.

“Folëm për projektet e ardhshme”, tha entuziast pas takimit Stramaccioni, i cili mendon që sezoni i ardhshëm të nisë nga skema 4-3-3 me lojtarët e duhur për këtë formacion.

Nga ana e tij, Massimo Moratti nuk u duk shumë në humor pas bisedës: “Nuk dua të flas. Stramaccioni ishte i gëzuar? Më bëhet qejfi për të.”

Gjithsesi, presidenti zikaltër saktësoi: “Nuk folëm për merkato.”

Top Channel