Bayern merr titullin e 23-të kampion

11/05/2013 18:30

Bayern Munchen mundi 3-0 Augsburg dhe i dhuron Jupp Heynckes fitoren e fundit në “Allianz Arena” si trajner i bavarezëve.

Golat e Muller, Shaqirit dhe Gustavos e kanë ngjitur në 85 pikë skuadrën e Bayern, të cilës për të mbyllur këtë sezon të mrekullueshëm i ka mbetur një ndeshje e fundit në Bundesligë, finalja e Ligës së Kampioneve dhe ajo e Kupës së Gjermanisë.

Mes një koreografie të mrekullueshme dhe mes legjendjave të kësaj
skuadre ndër vite, Bayern Munchen ka festuar pas ndeshjes titullin e
23-të kampion në Bundesligë.

 

Skuadra e Jupp Heynckes ka vendosur disa rekorde në kampionatin gjerman,
duke ia vështirësuar punën pasardhësit të tij Pep Guardiola, i cili
është marrë nga drejtuesit bavarezë për të rritur kualitetin e këtij
ekipi dhe sigurisht të thyejë rekordet e paraardhësit të tij. 

Top Channel