Snoop Lion ka zbuluar se rreth 10 vite më parë nisi të gjente prostituta për artistë dhe sportistë shumë të famshëm amerikanë duke u shndërruar kështu në një tutor të vërtetë.
Reperi, i cili tashmë merret me muzikë rege dhe që në atë kohë njihej me emrin Snoop Dogg, tha për revistën ‘Rolling Stone’: “Ndërtova një organizatë të mirëfilltë. Kisha gjithmonë pas meje një autobuz me 10 femra gjatë tureve. Mund të bëja ç’të doja me to. Mund t’i pushoja nga puna pa problem sepse mund të gjeja të tjera sa të duash.”
“Në çdo qytet që shkoja ftoja lojtarë bejzbolli dhe basketbolli në autobuz, ata zgjidhnin dhe më paguanin”, shton Snoop Lion, i cili fitimet nuk i mbante për vete, por të gjitha ja jepte vajzave.
“Bëja sikur i merrja paratë, por ja ktheja të gjitha në shumë mënyra sepse unë nuk e bëja për para’ këtë gjë. Thjesht më pëlqente të isha tutor. Që kur kam qenë i vogël ëndërroja të bëhesha tutor, të kisha makina dhe prostituta.”
Top Channel