Makina përplas motorin, vdes 50-vjeçari

10/05/2013 21:10

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin Fushë Mamurras-Bushnesh, ku një makinë ka përplasur një motor që po udhëtonte para saj.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga përplasja ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorit, 50-vjeçari Kastriot Përgjeçi.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën e tij tip “Benz”, me targë “KR 4297 A” në vendin e ngjarjes.

Në këtë mënyrë, identifikimi i tij do të jetë më i lehtë për agjentët që po mbikëqyrin skenën e aksidentit të rëndë më pasojë vdekjen, shtojnë burimet.

Gjatë vitit të kaluar, plot 334 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore. Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve por edhe kalimtarët, mungesa e sinjalistikës në shumë rrugë kanë bërë që në shkallë vendi të regjistrohen 1870 aksidente rrugore të renda.

Top Channel