Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
David Bowie është sulmuar ashpër nga një grup katolik amerikan për shkak të videoklipit të tij të fundit. Këngëtari veteran ka zgjedhur për këngën The Next Day murgesha gjysmë-nudo dhe pamje të përgjakshme.
Ky videoklip u censurua fillimisht edhe nga Youtube. Në këtë video shfaqen edhe aktorët hollivudianë Gary Oldman dhe Marion Cotillard, të cilët interpretojnë respektivisht një prift që i pëlqen të pijë dhe një prostitutë që shndërrohet në shenjtore.
Presidenti i Ligës Katolike Amerikane, Bill Donohue, është shprehur: “Zotëria biseksual nga Londra (David Bowie) është rishfaqur duke luajtur rolin e Jezusit i cili shkon në klube nate, aty ku gjen priftërinjtë dhe kardinalët që kënaqen në shoqërinë e femrave nudo. Kjo video tregon qartë që ky njeri është i shkatërruar. Ai nuk di çfarë beson, por mund të ketë ende shpresë për të.”
Top Channel