Kate Upton është shprehur në një intervistë për versionin amerikan të revistës ‘Vogue’ se e pëlqen shumë trupin e saj dhe se nuk i kupton kritikët që e duan më elegante.
Stilistë të ndryshëm e kanë përcaktuar modelen si “shumë të mbushur”, por revistat e modës e kanë shpallur pothuajse unanimisht si “supermodelen më seksi në planet”.
Kate është shprehur për revistën ‘Vogue”, revistë që e ka cilësuar si “vajzën e ëndrrave”, se nuk mund të ndryshojë gjërat që kërkon industria e modës: “Kritikojnë gjoksin tim, por unë nuk kam çfarë t’i bëj. Gjoksi im është natyral. Mund të stërvitem dhe të mbaj dietë, por ka gjëra që nuk ndryshojnë dot.”
“Unë jetoj jetën time dhe e dua shumë trupin që më ka dhënë Zoti”, shtoi Kate Upton.
Top Channel