F1, Vettel: Vështirë të ruhen gomat

10/05/2013 21:15

Sebastian Vettel është i shqetësuar për gomat Pirelli. Piloti gjerman i Red Bull u shpreh pas provave të lira, ku regjistroi kohën më të mirë, se do të jetë shumë e vështirë të ruhen gomat në garën e së dielës.

“Nuk mund të parashikohet numri i ndalesave në bokse të dielën sepse është shumë e vështirë t’i ruash nga konsumi. Gjithsesi, besoj se do të luftojmë për vendet e para. Gjithçka do të jetë si në garat e fundit”, deklaroi tre herë kampioni i botës.

Vettel është i kënaqur me makinën e tij, por mendon se duhet patur kujdes Ferrari: “Po përmirësohet shumë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në garë. Tani duhet të jemi të përqendruar për provat e së shtunës.”

Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Spanjës do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Gara, të dielën në po të njëjtën orë.

Top Channel